Barcelona pësoi një humbje turpshme 4-1 në “Camp Nou” përballë PSG-së.
Dueli nisi më mirë për vendasit, që shënuan të parët me Messin nga pika e bardhë e penalltisë. Në momentin që miqtë nga Franca barazuan rezultatin dhe dominuan lojën, Pique dhe Griezmann u konfliktuan nëri me tjetrin duke shkëmbyen mes tyre fjalë të pahijshme.
Në transmetim direkt u dëgjuan edhe sharjet dhe fjalori jo i hijshëm mes tyre.
Debati Pique – Griezmann:
Pique: Ta kontrollojmë topin sa më shumë, dreqi e mori! Dreq! Të vazhdojmë!
Griezmann: Qetësohu, Geri! Boll, bërtite!
Pique: E marrtë dreqi, Grizi!
Griezmann: Ik p****u!
Pique: Jo, ik p****u ti! Po vuajmë kështu që prej 5 minutash!
Griezmann: Mos bërtit!
Pique: Trap! Po vrapojmë si të çmendur!