Familja i shkruan popullit: Mos i jepni mandat të 3-të, na e ktheni në shtëpi Edin

0

‘Mandatin e tretë nuk do e kërkoja, sepse dua të rri me familjen, por po e bëj për Shqipërinë’. Kështu shkroi kryeministri Rama dy ditë më parë në rrjetet sociale.

Në një postim të gjatë, teksa rendiste arsyet se përse duhet të merrte mandatin e tretë, ai tha se kishte shumë borxhe ndaj familjes së tij, sidomos ndaj djalit të vogël, Zahos, por po e bënë këtë ‘sakrificë’, për popullin shqiptar.

Kjo deklaratë e tij, është bërë mjaft virale, madje kanë nisur edhe mem-et në rrjetet sociale.

Së fundmi, qarkullon një letër, si të ishte familja e kryeministri, e cila i kërkon qytetarëve të mos e votojnë PS dhe as Ramën, që ai të kthehet në shtëpi.

Ironia vazhdon më tej ku thuhet se:

‘Ai do rrijë me ne, por ju po e shtrëngoni për mandatin e tretë’.

Letra mbyllet me një shprehje të Nolit për Skënderbeun:

‘Qan nëna për një bir, qan shpata për një burrë’.

Në fund të saj me sarkazëm dhe imagjinatën e pashoq të qytetarëve thuhet:

‘Popull mendo për ne, na e kthe Edin’.

Image
Artikulli i mëparshëmBasha u prit si kryeministër në Kroaci dhe Slloveni/ Kashahu: 6 muajt e parë do hapim negociatat
Artikulli i radhës‘Lidheni se është i marrë’/ Artan Fuga shpërthen ndaj Ramës: I duket vetja Zot