Pneumologu i njohur Arjan Mezini tha se në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende të lira dhe nuk mund të pranohen shtrime të reja.
Ai tha se gjendja e pacientëve në këtë spital paraqitet e rënduar për rreth 90 % të të shtruarve.
“Janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Nga graviteti i sëmundjes është pothuajse i njëjtë me atë të nëntor dhe dhjetor të 2020.
Mendoj se kanë hyrë variantet e reja të Covid-19, që shpërndahet më shpejt, por kanë dozë virale të njëjtë”, tha Mezini për Open.