Partia Demokratike deklaron se Rama duhet të ikë më 25 prill që të ecë para Shqipëria. Në një mesazh ku i përgjigjet deklaratave të kryeministrit, PD thekson se shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë dhe se Edi do të humbë më 25 prill dhe do të fitojë Shqipëria.
“8 vite durim. 8 vite të lënë në baltë nga Edi. Po askush nuk ka më durim. Shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë. Edi duhet të largohet që gjërat të ecin para.
Më 25 prill, Edi do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, deklaron PD.