Zbulimi i shumëpritur! Mjeku izraelit shpjegon ilaçin që “vret” Covid-19 pa pasur nevojë të vaksinohesh

0
Zbulimi i shumëpritur! Mjeku izraelit shpjegon ilaçin që

Në kohën kur e gjithë bota i ka sytë te vaksina anti-covid, Izraeli duket se po ofron medikamentin që jo vetëm parandalon virusin, por edhe shëron të sëmurët në gjendje të rëndë. EXO-CD24 është përbërja inovative që u prezantua dhe testua pak ditë më parë në Izrael.

Profesori Nadir Arber dhe Dr. Shiran Shapira nga Spitali Ichilov, në një video-konferencë,e cila në Shqipëri u mundësua nga ambasada e Izraelit, i dhanë përgjigje pyetjeve se si janë shëruar pacientët e infektuar përmes EXO-CD24.

“Është një medikament shumë efikas. I lehtë për tu prodhuar dhe pa kosto të lartë. Për sa i përket mjekimit, ai ka dy efekte: i pari ka të bëjë me sinjalizimin e virusit dhe i dyti me ndalimin e përhapjes së tij. Avantazhi më i madh është qasja e lehtë me këtë mjekim, dhe fakti që ai nis një veprim të përqendruar në sistemin tonë imunitar, në momentin e parë të marrjes së tij. Efektet janë të dukshme që në ditët e para ndërsa për pak muaj sistemi ynë imunitar do të jetë në formën e tij më të mirë”, tha ai.

Por si depërton deri në mushkri, mjekimi që ka shëruar sipas të dhënave të para 29 nga 30 pacientë të trajtuar.

“Mjekimi frenon stuhinë citokine – një reagim vdekjeprurës imunitar si pasojë infektimit me koronavirus, që mendohet se është përgjegjësja për shumicën e vdekjeve që lidhen me sëmundjen. Përdoren ekzosome – qese të vogla bartëse që transferojnë materiale midis qelizave – për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri . Kjo proteinë është e vendosur në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar. Proteina ndihmon në qetësimin e sistemit imunitar dhe frenimin e stuhisë”, tha më tej ai.

EXO-CD24 është nuk është një pilulë që merret gjatë kohës që je i infektuar me koronavirus.

“Një nga përbërësit më të rëndësishëm të këtij mjekimi është ai anti-viral. Mjekimi merret nëpërmjet inhalatorit një herë në ditë për disa minuta, për pesë ditë radhazi. Mjekimi drejtohet drejt në zemër të stuhisë, në mushkëritë – kështu që ndryshe nga formulat e tjera… të cilat në mënyrë selektive frenojnë një citokinë të caktuar, ose veprojnë gjerësisht, por shkaktojnë shumë efekte anësore serioze, EXO-CD24 administrohet në nivel lokal, punon gjerësisht dhe pa efekte anësore”, shpjegon më tej mjeku.

Në kohën kur e gjithë bota është në një nevojë urgjente për vaksina, Izraeli ka mundur të vaksinojë mbi 5 milionë banorë, duke u bërë shteti me më shumë vaksinime për numër banorësh.

Artikulli i mëparshëmDiktatura Socialiste/“Folën në media”. Porocedohen penalisht dy motrat që humbën të atin në spitalin infektiv
Artikulli i radhësDenoncuan vdekjen e babait, por u proceduan nga policia, reagon ashpër Meta: E tmerrshme dhe çnjerëzore, nuk mund të tolerohet