Në zemër të ishujve grekë, Turqia ndërmerr veprimin që nuk pritej në detin Egje, autoritetet bëjnë njoftimin e menjëhershëm

0

Tensionet vazhdojnë mes dy vendeve, edhe pse ndërkohë është në një luftë akuzash me SHBA-të në lidhje me vasjen e 13 qytetarëve turq gjatë operacionit kundër terroristëve të PKK, veprimi më i fundit i Turqisë ka rindezur tensionet në Egje.

Autoritetet turke njoftuan pak më parë për kryerjen e kërkimeve nën det në brendësi të ishujve grekë duke shkaktuar reagime të forta në Athinë.

Kërkimet nën det janë parashikuar të kryhen nga anija turke “Cesme” dhe do të zgjasin sipas tyre nga data 18 shkurt deri në 2 mars.

Më herët, Turqia kishte zhvilluar kërkime të ngjashme në lindje të Egjeut duke i çuar vendet në prag të luftës për shkak edhe të përgjigjes së shpejtë të grekëve.

Artikulli i mëparshëmTë kapësh virusin me SPAK
Artikulli i radhësA do të ketë rrotacionin politik në Shqipëri pas 25 Prillit? Përparim Kabo jep paralajmërimin e fortë çfarë do ndodhë