Merret i pandehur për fshehje të pasurisë ish kryeprokurori Adriatik Llalla.Avokati i ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo e fundit ka caktuar Gjykatën e Posaçme si kopetente.
Vetë Llalla kishte kërkuar që dosja e tij të kalonte në Gjykatën e Tiranës.
Pak ditë më parë, Apeli i Posaçëm rivendosi në sekuestro një apartament në Durrës, si edhe 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Llallës në Tiranë. Ish-kryeprokurori pretendon se Apeli i Posaçëm në vendimin e tij ka dalë jashtë kërkesave të Prokurorisë.
Fillimisht Gjykata Speciale i hoqi sekuestron e pasurive ndaj Llallës, por Apeli rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë.
Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dhe tani e tutje do të hetohet nga GJKKO.