E trishtë/ Ishin prej disa ditësh në intubim, humbin jetën nga COVID-19 katër pacientë në spitalin e Shkodrës

0
E trishtë/ Ishin prej disa ditësh në intubim, humbin jetën

Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.

Mësohet se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus.

Kështu shënohen të vdekurit e parë nga Covid në spitalet rajonale. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë, 7 prej tyre të intubuar.

Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.

Artikulli i mëparshëmToka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Artikulli i radhësAksident i trefishtë në autostradën Vlorë-Fier