Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Luan Dacin: Ky është puç, do bëjë rekurs

0

Apeli i GJKKO ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg.

Por ndërkohë ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove.

Kujtojmë se anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë ky i fundit ka thënë se nuk do ta lërë me kaq: Nuk kam ndërmend të largohem nga KPA puç që po më bëhet. Do bëj rekurs me urgjencë, nuk ndodh të dënohesh pa vepër penale.

Artikulli i mëparshëmVogëlushja kërkon leje për të thënë një fjalë të “pistë”/ Video që u bë virale në rrjet
Artikulli i radhësFiset e egra të Amazonës ‘shfarosen’ nga varianti mutant i Covid-19 në Brazil