Laporta me objektiv të qartë: Messi duhet të qëndrojë në Barcelonë

0

“Ishte shumë bukur të shikoja Messin të shkonte për të votuar, është një provë se ai e do Barcelonën. Jam i bindur që ai dëshiron të qëndrojë dhe po, ai më përgëzoi për fitoren e zgjedhjeve, unë mendoj se është normale”, këto janë fjalët që Joan Laporta, presidenti i ri i Barcelonës, i ka thënë për Catalunya Ràdio. Zgjedhja e tij në krye të klubit ka krijuar bindjen se tani mund të ketë disa mundësi për të qenë në gjendje që katalanasit të mbajnë kampionin argjentinas, i cili dukej gjithnjë e më i destinuar për tu larguar.

Kontrata e Leos skadon në qershor dhe si ai ashtu edhe stafi i tij janë të bindur për të ndryshuar ajër që nga vera e kaluar. Ajo që Laporta do të përpiqet të bëjë është të stimulojë dashurinë e Messit për ngjyrat Blaugrana dhe për një qytet që tani është bërë i tij. Problemi i vërtetë do të jetë ti afrohet shifrave të larta që klubet e tjera, në shëndet nga ana ekonomike, ndryshe nga Barcelona, mund ti garantojnë kampionit argjentinas.

Laporta gjithashtu foli për miqësinë e tij me Pep Guardiolan, një tjetër ikonë që e uroi atë pas rezultatit të zgjedhjeve. Dikush gjithashtu ka avancuar hipotezën se mund të ekzistojë mundësia e një kthimi të trajnerit spanjoll tani në krye të Manchester City: “Me Pep kemi një marrëdhënie personale, flasim shpesh. Por ai ka një kontratë …”, tha presidenti i ri blaugrana.

Ndërkohë, në ditën e parë pas zgjedhjeve, presidenti i ri shkoi në Ciutat Deportiva për të takuar ekipin e futbollit të meshkujve e femrave. Në veçanti, Laporta u takua me lojtarët e Ronald Koeman, të thirrur për një mision të pamundur në rikuperimin e rezultatit 1–4 të marrë në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër PSG.

Artikulli i mëparshëmGruaja kërkon ndihmë për burrin që u zhduk kur doli për ‘të shkuar në farmaci’, dhe nuk u kthye më
Artikulli i radhës9 llojet e grave që burrat nuk i durojnë dot