Paralajmërimi i ekspertëve: Jeta në tokë do zhduket nga mungesa e oksigjenit!

0

Toka nuk do të jetë në gjendje ta ushqejë jetën përgjithmonë. Atmosfera jonë e pasur me oksigjen mund të zgjasë e shumta edhe 1 miliardë vjet të tjera sipas një studimi të ri nga nga Nature Geoscience.

Teksa dielli ynë plaket, ai po bëhet më I shndritshëm çka do të thotë se në të ardhmen, planeti do të marrë më shumë energji diellore. Kjo do të shtojë nivelin e energjisë që prek sipërfaqen e Tokës duke përshpejtuar shpërbërjen e shkëmbinjve silicate si bazalti apo graniti. Kur kjo ndodh, çlirohet një sasi e madhe dioksidi karboni, që per shkak të reagimeve kimike bllokohet ne minerale karbonike. Në teori, Toka duhet të nisë të ftohtët kur nivelet e karbonit bien, por në një miliard vjet ky efekt do të negativizohet nga flakët e ashpra të Diellit. Dioksidi i karbonit, së bashku me ujin, është një nga përbërësit kryesorë që u duhet bimëve për të kryer fotosintezën.

Me rënien e niveleve të dioksidit të karbonit, do të ndodhë më pak fotosintezë dhe disa lloje të bimëve mund të zhduken krejtësisht. Ulja e fotosintezës nënkupton më pak prodhim oksigjeni dhe gradualisht e kështu përqendrimi i tij në atmosferën e Tokës do të bjerë, duke krijuar një krizë për format e tjera të jetës në të ardhmen, thonë ekspertët. Për të dalë në përfundim, kërkues nga Japonia e SHBA përdorën simulime kompjuterike, përmes të cilave modeluan evolucionin e cikleve të karbonit, oksigjenit, fosforit dhe squfurit në sipërfaqen e Tokës në të ardhmen, e morën gjithashtu në konsideratë dhe ndryshimet e klimës apo mënyrën sesi sipërfaqja e Tokës (korja, oqeanet dhe atmosferë) ndërveprojnë me brendësinë e planetit.

Artikulli i mëparshëmMilano/ Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më!
Artikulli i radhësIntervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë