Këngëtarja Rita Ora ka uruar ditën e sotme të gjithë ndjekëset e saj për ‘Ditën Ndërkombëtare të Gruas’.
Përmes rrjetit të saj social , Instagram , Rita ka postuar disa foto të saj me mbishkrimin : “Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku. Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit!”, ka shkruar Rita.