Gjiganti i naftës British Petroleum, ka nisur dhënien e aksioneve në formën e çmimeve, për të dhënë optimizëm tek mbi 60,000 punëtorë mbi planin e ekzekutivit Bernard Looney për zhvendosjen tek energjitë e gjelbërta, pas një viti të shkurtimeve në masë dhe pezullimit të bonuseve.
Shpërndarja e aksioneve, që do bllokohen për 4 vite, do të ndodh përmes vitit 2021. Kosto e programit nuk është ende e qartë, por BP deklaroi se nuk do ndikojë tek objektivi i kursimit të kostove prej 2.5 miliardë dollarë, apo te plani për të ulur borxhin në 35 miliardë dollarë këtë vit.
Looney, që mori detyrën 1 vit më parë, ka mbajtur një takim të madh gjatë javës, ku lajmëroi se të gjithë punonjësit do marrin aksione, çka përbën programin e parë të tillë në historinë e kompanisë.
“Qoftë një banakier në Zelandën e re, një inxhinier i nxjerrjes në Azerbajxhan, një shitës në karburant apo një analist në Indi, mbi 60,000 punëtorë në 66 vende të ndryshme, do të marrin një përqindje të të ardhmes së BP”- tha Looney. Kompania në Londër është rritur me 10% në vlerë tregu deri më tani për vitin, nxitur nga rritja e çmimeve të naftës. Megjithatë, që prej vitit të kaluar kur Looney mori detyrën, aksionet e kompanisë kanë humbur rreth 40%, duke prekur nivelin më të ulët në 26 vite gjatë Tetorit, për shkak të kolapsit të çmimeve të energjisë.
Bursa për datën 8 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 624.75 | – 3.25 |
DIESEL | 532.50 | – 8.75 |
©aktualitet.al