Dolën të gjithë të mërzitur/ Ç’ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PS-së

0

Mbledhja e kryesisë e Partisë Socialiste ka qenë e tensionuar si asnjëherë tjetër. Edhe pse pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë merrnin pjesë online për shkak të rregullave të pandemisë nuk kanë munguar edhe debatet.

Gazetarët që qëndronin në hollin e selisë rozë thanë se nga mbledhja ku u përcaktuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit kanë dalë të gjithë të mërzitur përveç ministrave Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi që u treguan të buzëqeshur para kamerave.

Përplasjet më të forta janë shënuar për listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës ku u la jashtë ish-ministri Ditmir Bushati. Mësohet se Rama i ka thënë këtij të fundit se “duhet që tashmë të punojë për partinë”, por Bushati ia ka kthyer duke i treguar për kontributet e tij në PS.

Të njëjtat burime thanë se jo pak debate ka pasur edhe për listën e Tiranës ku u ulën mjaft poshtë në listë emra të konsideruar si “senatorë” në Partinë Socialiste si Pandeli Majko në vendin e 19-të dhe Fatmir Xhafaj që u rendit i 23-ti.

Artikulli i mëparshëmPSD dorëzon kandidaturat në KQZ/ Tom Doshi kryeson listën në…
Artikulli i radhësNgjela befason me deklaratën për 4 ministra: Ma ka dhënë vetë Rama, ja çfarë do u ndodhë nëse nuk largohen…