Intervista e Meghan dhe Harry thyen çdo rekord

0

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror.
Dyshja ka nxjerrë në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët.

Meghan dhe Harry kanë folur pa dorashka, duke vendosur në tension familjen mbretërore prej të cilëve s’kemi ende asnjë reagim.
“CBC” ka publikuar raportin pasi transmetoi ekskluzivisht intervistën dhe shifrat ishin çmenduri! Televizioni theu rekord pasi kapi shifrën më të lartë të shikuesëve, pasi më shumë se 17 milion ndjekës e ndoqën intervistën live për 2 orë.
Gjithashtu, në faqen zyrtare të televizionit, impressions arritën në 12 miliardë.
Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia!
Madje, Harry dëshiron ta mbyllë këtu me fëmijët, pasi ndjehet i plotësuar.
Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.
“Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.
Përralla nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit, por pikë së pari duhet të dimë diçka që dyshja s’na e ka treguar më parë! Kurorëzimi i vërtetë është bërë tre ditë para dasmës që e gjithë bota pa në ekran.
“U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka rrëfyer Megha, e cila tregon se tashmë ata ruajnë një foto nga ajo ditë, të cilën e kanë vendosur në kokën e krevatit.
Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.
“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”- pranoi Dukesha.
Madje, situata u bë aq e vështirë për të, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i thënë fund jetës.

Artikulli i mëparshëmGJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha për ndryshim të masës së sigurisë
Artikulli i radhësHidhet nga banesa e saj 63-vjeçarja, përfundon në spital