Rrëzohet vendimi i Celibashit/ KAS miraton listën e plotë të kandidatëve të PD

0

Komisioni i Ankesave ne KQZ ka vendosur që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi, që nuk pranoi listën e plotë të Partisë Demokratike.

Vendimi është dhënë ditën e sotme.

Sipas vendimit të dhënë, KQZ pranon dhe regjistron listën e PD-së, të dorëzuar në datën 16 Mars.

PD ne zgjedhjet e 25 prillit, futet me 222 kandidate.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kerkesen Ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti zgjedhor PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021’.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës së koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim dhe ndryshimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021’.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, sipas listës së depozituar në datën 16 mars 2021 pranë KQZ-së.

Artikulli i mëparshëmKy ilaç u ka shpëtuar jetën 1 milionë pacientëve me Covid-19/ Shkencëtarët japin lajmin shpresëdhënës!
Artikulli i radhësKaso: Plotësimi i listës, fitorja e parë. Beteja më e madhe në 25 Prill