Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e kaloi këtë fundjavë në Gjirokastër. Ambasadorja e bëri privatisht vizitën dhe pati rastin të shijojë gatimet tradicionale të zonë.
Znj. Kim vizitoi Libohovën, kalanë e Gjirokastrës dhe shëtiti në rrugët dhe sokakët me kalldrëm të qytetit të UNESCO-s.
Në Pazarin e restauruar, zonja Kim qëndroi më gjatë. Ajo hyri dhe bleu objekte turistike pothuajse në të gjitha dyqanet e artizaneve dhe antikuarëve në Zonën Historike.
Ambasadorja publikoi në Instagram përshtypjet e kësaj vizite duke u përshkuar si shumë të bukur: “Ditë magjike në Gjirokaster, me një vizitë në kala dhe në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Pjesa më e bukur ishte dalja në fotografi nga miqtë e rinj në Pazarin e Vjetër! ”