Basha me qytetarët e Tiranës: Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona

0

Lideri i opozitës Lulzim Basha, përshkoi në këmbë disa nga rrugët e kryeqytetit duke e nisur nga njësia nr. 2, tek rruga e Elbasanit dhe më pas në zonën e Pazarit të Ri nga ku bisedoi me biznese dhe qytetarë që shprehën shqetësimet e tyre sa i përket problemeve me taksat dhe pronat. Ai gjithashtu u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme. Basha i kërkoi atyre të votojnë nr. 9 për ndryshim në 25 Prill, pasi ai do bëjë gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët.

Basha akuzoi mazhorancën se për votën emigrantëve e pamundesoi ajo me hile. Një prej qytetarëve i tha Bashës se kishte ardhur nga Gjermania përta votuar, teksa lideri demokrat siguroi se së shpejti emigrantët dhe shqiptarët e diasporës do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Artikulli i mëparshëmRama jep premtimin në Golem: Punonjësit e sektorit turistik do vaksinohen përpara qershorit
Artikulli i radhësZbulohet baza e modifikimit të armëve luftarake/ Zbardhen 3 ngjarje kriminale