SHBA nis planin gjigand të investimeve! Biden: Me “American Jobs Plan” ndërtojmë ekonominë në inovative në botë

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur planin e investuimeve në infrastrukturë prej 2 000 miliardë dollarësh. Ky plan investimi do të krijojë miliona vende pune. Veç investimeve në rrjetet tradicionale të transportit,plani synon të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Shtëpia e Bardhë e ka emërtuar këtë plan “American Jobs Plan-Plani Amerikan për Punën”, si një mënyrë krahasimi me dy plane të mëdha të mëparshme, si ‘New Deal’ i Roosevelt’ ose ‘Great Society’ të Lyndon Johnson.

Në prezantimin e planit, Biden ka theksuar se ky plan sjell një investim nga ata që vijnë vetëm një herë në histori dhe që do ta ndihmojë SHBA-në që të ndërtojë ekonominë më inovative në botë.

Artikulli i mëparshëmVetting/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj
Artikulli i radhësMbushi qesen me unaza floriri dhe gurë të çmuar/ Del video e grabitjes spektakolare në Gjirokastër