Studimi i Oxfor/ Mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Asnjë rast i ri-infektimeve me Covid nuk rezulton të…

    0
    Studimi më i fundit i publikuar në Oxford jep shpresa të

    Pandemia në vendin tonë vazhdon të prodhojë fatkeqësisht raste infektimesh të reja dhe viktimash. Me anë të një postimi në rrjetin social, Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik ka publikuar një studim të fundit të kryer në Katar, ku jepen shifra të mundësisë së riinfektimeve nga Covid-19.

    Në këtë studim i kryer në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së dhe i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, theksohet se asnjë person që është riinekfetuar nuk është se ka pasur pasoja me humbje jete.

    “Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…” Cit.: Robert Broëning (1812-1889)
    Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!

    Një studim madhor u krye në Katar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.

    Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.

    Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.
    Reinfektimet:
    243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
    35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,
    19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,
    26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe
    163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.
    Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:
    23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).
    31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.

    Klinikisht:
    Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen. ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!

    Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!

    Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.

    Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.

    Artikulli i mëparshëmMbushi qesen me unaza floriri dhe gurë të çmuar/ Del video e grabitjes spektakolare në Gjirokastër
    Artikulli i radhësRaporti i DASH/ Këta janë zyrtarët që kanë fshehur miliona në parajsat fiskale