Kategoria Superiore rikthehet ditën e sotme pas një pushimi të gjatë për shkak të grumbullimeve të kombëtareve. Luhet java e 26-të dhe luhen dy sfida shumë të forta dhe shumë të rëndësishme për fatet e sezonit, teksa në fushë zbresin katër kryesuesit.
Në Durrës Teuta pret Laçin, me të dy ekipet, që prej shumë javësh duelojnë për një vend në krye. Kurbinasit renditen të dytët me 44 pikë, një më shumë se durrsakët e vendit të katërt.
Sfida e sotme mund të prodhojë përmbysje në renditje, teksa barazimi nuk i bën punë asnjërës skuadër. Në Shkodër luhet një tjetër ndeshje shumë e fortë. Partizani lë kryeqytetin dhe sfidon Vllazninë kryesuese.
Është një sfidë për gjithçka. Partizani ka mundësinë t’i parakalojë në renditje, ndërsa Vllaznia ka shansin për t’u shkëputur nga një nga rivalët direkt. Në Elbasan të kuqtë luajtën më mirë dhe Vllazninë e ndihmoi pellgu i ujit para portës së Zogovic. Të dyja ndeshjet luhen në orn 16:00.
Kategoria Superiore
Java 26, 3 prill 2021
Ora 16:00 | Vllaznia Partizani
Ora 16:00 | Teuta-Laçi