KPK e shkarkoi nga detyra/ Prokurori bën veprimin e papritur, ndërhyjnë me shpejtësi forcat e sigurisë

0
“Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi”/ KPK

Prokurori i Beratit, Tasim Puci nuk e priti mirë shkarkimin nga detyra nga KPK. Pas dhënies së vendimit, ai nuk i përmbajti dot emocionet dhe ka ndjekur nga pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi”?

Ndjekja e tij ka bërë që të ndërhyjnë forcat e sigurisë duke sjellë qetësimin e situatës.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puci u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit. Puci pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Por kjo nuk ndodhi, pasi trupa e vettingut e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo vendosi shkarkimin për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Artikulli i mëparshëmShokohet Arbana Osmani, plas keq në studion e ‘Dua të të bëj të lumtur’, ndërhyn me urgjencë policia (VIDEO)
Artikulli i radhës“110 milionë eurot e Becchettit vetëm fillimi”/ Ilir Meta: Rrezikojmë edhe 235 milionë euro të tjera