Avokati Spartak Ngjela u shpreh se sipas të dhënave që ka ai Rusia kërkon që të krijojë destabilizim të Ballkanit.
“Deklarata e religjionit janë në kuadrin moral, ndërsa ajo e ambasadorëve janë politike. Por a mjafton kjo? Ata bëjnë punën e vet dhe sikur ta bëjnë të gjithë ata në pushtet detyrën morale, vendi dhe historia jonë do të ndryshojë.
Këtu ka fuqi të huaja që manipuluan votat e Trumpit. A i ka marrë qeveria jonë masat kundër diçkaje të tillë? Sepse ka një përplasje me SHBA-së dhe Rusisë. Unë se çfarë ndodhi në Rusi, ku sot Biden e ka akuzuar dhe i ka vendosur sanksione Rusisë.
Të dhënat që kam unë kërkohet destabilizim në Ballkan. Të dhënat që kam unë këtu nga ata kërkohet destabilizim”, tha Ngjela për Ora News.