
Një punonjës është shpallur në kërkim në Kavajë pasi ka vjedhur një shumë parash. Sipas policisë, 45-vjeçari me iniciale Sh.E. akuzohet për shpërdorim detyre.
“Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.