Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, teksa është kandidat për deputet i PS.
Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anëtaret e së cilës janë sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Në krye qëndron ish ministri i LSI qe sot kandidon për Rilindjen. Këta mafiozë po bëjnë fushatë në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam ndërprerë marrëdhëniet personalisht për shkak të moralit të tij të ulët politik e njerëzor, disa muaj para ndërprerjes se mandateve. Anëtar i mafies se inceneratorëve është edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat”, tha Meta për Opinion.