Në një super operacion të zhvilluar së fundmi policia financiare italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurin me vlerë 12 milion euro, të cilat I përkisnin klanit Scalisi, I iniciuar nga familja Laudani. Pasuritë u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe po ashtu edhe në Shqipëri, me bashkëpunimin e Europol.
Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur që të rindërtohen plotësisht investimet e të ardhurave të paligjshme të kreut të klanit Scalisi, të njohur ndryshe edhe si familja mafioze Laudani.
Hetimi, hodhi dritë mbi ‘pastrimin’ e të ardhurave të paligjshme të bosit historik Giuseppe Scarvaglieri , aktualisht i burgosur dhe aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco. Këta të fundit kanë përdorur emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.
Masat e sekuestros u janë vendosur aksioneve e personave të përfshirë në krim në ndërmarrje të shumta dhe ndërmarrjeve në sektorin e transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.
Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.
Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi), AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).
Operacioni, i quajtur ‘Folloë the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milion euro në cash.