Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në oborrin e banesës në Mamurras iu vendos eksploziv Shpëtim Ndrecës.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Mësohet se Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, një fabrikë mielli pranë shtëpisë dhe një stallë me derra. Ndreca është ndarë nga bashkëshortja.
Ende nuk ka një pistë konkrete në tryezën e hetuesve.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.