SONDAZHI/ Ja kush parti e fiton Tiranën nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

0
SONDAZHI/ Ja kush parti e fiton Tiranën nëse zgjedhjet do të

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të kryesonte me diferencë të ngushtë qarkun e Tiranës, pasi diferenca me Partinë Demokratike është përgjysmuar.

Sondazhi i dytë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se në qarkun kryesor të vendit diferenca mes partive kryesore është ngushtuar nga 10.3% në 5%.

Të pyetur se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, qytetarët nga qarku i Tiranës u përgjigjën:

PS – 41.5%
PD – 36.5%
LSI – 5.9%
Të tjera – 3.7%
Të papërcaktuar – 12.4%
Nga rezultati tërheq vëmendjen rritja e PD-së me 4.8 pikë përqindjeje. Në sondazhin e parë PS kishte 42% ndërsa PD 31.7%.

Me këtë rezultat të qarkut të Tiranës, duke analizuar prirjen e votës së të pavendosurve në zgjedhjet e shkuara, MRB ka parashikuar si projeksion, që PS të kryesojë me 5.7% ndaj PD-së, ndërsa LSI të shkojë në kuotën e 6.7%.

Për sa i përket mandateve duket se gara do të ketë një përfundim në ekuilibër mes mazhorancës dhe opozitës aktuale:

PS – 18 mandate
PD – 16 mandate
LSI – 2 mandate

Artikulli i mëparshëmRama, Meta dhe Basha dalin të tre live’ në të njëjtën kohë, ja kush e fitoi garën e shikuesve online (FOTO)
Artikulli i radhësKush mund të ishte pasuesi i Ramës në PS? Arjan Çani i habit të gjithë me deklaratën, tregon lëvizjen që do bëjë kryeministri…