Gazetari Arian Çani tha se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen.
Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit.
“Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani në MCN TV.