Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe plagosjen e 4 personave të tjerë. Sipas Hoxhës, përveç kamerave të sigurisë në zonë ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, provë mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.
Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve.
“Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera i referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre.
Mendoj se ajo ngjarje ka ndikuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe”, deklaroi Artan Hoxha.