Doktorët në Indi sulmohen nga të afërmit e pacientëve pas ‘kolapsit’ të sistemit shëndetsor nga pandemia

0
cov

Doktorët në spitalet e Indisë janë sulmuar nga të afërm të pacientëve dhe viktimave te Covid-19.

Në disa regjistrime nga kryeqyteti Delhi, një grup burrash shiheshin që sulmonin doktorët me një shkop të gjatë, pasi i afërmi i tyre 67-vjeçar kishte vdekur në dhomën e pritjes prej mungesës së shtretërve në repartin e emergjencës.

Spitali Apollo ku ndodhi sulmi mëngjesin e sotëm, tha se disa doktorë ishin lënduar gjatë përleshjes, por që gjithsesi ishin kthyer në detyrë, prej numri të madh të pacientëve që prisnin.

Ndërsa në pamje të tjera të xhiruara në Pune javën e kaluar tregohej doktori 25-vjeçar Siddhant Totla, që rrihej me shkelma e grushte nga të afërmit e një 65-vjeçari që vdiq nga sëmundja.

Mediat perëndimore thonë se sistemi shëndetësor i Indisë është pranë kolapsit nga ashpërsia e valës së dytë të koronavirusit, teksa vendi raporton mbi 300,000 raste të reja çdo ditë dhe rreth 2,700 vdekje vetëm në 24 orët e fundit.

ka-1-1
ka-2-1
ka-3
ka-4-1
ka-5
Artikulli i mëparshëmRama shantazhon Bashën: Prano humbjen se do rrënosh imazhin që arrite
Artikulli i radhësNeymar: Jemi gati për Man Cityn, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve