Sektori i transporti është gjallëruar në muajin mars, teksa një vit më parë pothuajse gjithçka u bllokua papritmas nga pandemia.
Më dobët mbetet transporti ajror dhe detar i pasagjerëve që janë shumë më poshtë sesa nivelet e parakrizës, deri me përgjysmim, për shkak të kufizimeve për të udhëtuar nga pandemia.
Sipas INSTAT Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Mars 2021 është 370.8 mijë ton, duke u rritur 45,7%,krahasuar me Mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 13,5 %.
Në tremujorin e parë vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.080,4mijë ton, duke u rritur me 14,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.Në muajin Mars 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.706 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 4,2%, krahasuar me Mars 2020.
Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 11,9 %.Në tremujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 8.103 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 6,2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020
Në muajin Mars 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176,8 ton, duke u rritur me 13,6%, në krahasim me Mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 0,1%.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 449,5ton duke u ulur me 12,1%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.
Në Mars 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.128duke shënuar një rritje me 22,3%, në krahasim me Mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është ulur me 26,1 %.
Në Mars 2021,numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 26.054 pasagjerë. Krahasuar me Mars 2020, ky tregues është rritur 60,8%. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 29,9 %.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 88.302 pasagjerë, duke u ulur me 29,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin Mars 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 75,7% të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Mars 2021 është 82.872pasagjerë duke u rritur me 8,9%, krahasuar me Mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është ulur me 48,2 %.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tremujorin e parë të vitit 2021 është 241.450 pasagjerë duke u ulur me 53,2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.