‘PS fitoi në Astir’/ Këlliçi-Veliajt: Mashtrues! PD mori dyfishin e votave, pavarësisht presioneve dhe parave

0

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas deklaratës së Veliaj se PS fitoi në zonën e ‘Astirit’.

Sipas Këlliçit, PD ka marrë 895 vota kurse PS 450 vota.

‘Pavarësisht legalizimeve deri në orën e fundit, parave që u hodhën lumë, presioneve dhe përdorimit të administratës publike, banorët e Astirit e mundën me votë mashtruesin hipokrit Veliaj’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Një reagim që s’mund të rri pa e bërë.

Erion Veliaj tha se PS fitoi Astirin, pavarësisht protestave të një “pakice” që kërkonte bllokimin e projektit të Unazës së Re.

Për hir të së vërtetës!

Banorët e zonës që preken nga projekti korruptiv i Unazës së Re, konkretisht QV 1881, 1881/1 dhe 1881/2, kanë votuar PD.

PD ka marrë 895 vota kurse PS 450 vota.

Pavarësisht legalizimeve deri në orën e fundit, parave që u hodhën lumë, presioneve dhe përdorimit të administratës publike, banorët e Astirit e mundën me votë mashtruesin hipokrit Veliaj.

Gënjeshtrat e tua janë buka e përditshme e ekraneve.

Artikulli i mëparshëmNeymar: Jemi gati për Man Cityn, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve
Artikulli i radhësBasha bën reagimin e parë: Rama ka bërë masakër elektorale. Jemi më të vendosur se kurrë..