Rama shantazhon Bashën: Prano humbjen se do rrënosh imazhin që arrite

    0

    Edi Rama nuk i ka shpëtuar dot revanshit dhe arrogancës që të jep një fitore e dyshimtë si e tija. Nga tribuna e mitingut të fitores, ku ai i kushtoi si në çdo regjim autoritar një vend të madh familjarëve të tij, kryeministri i bëri thirrje rivalit Basha,të pranojë disfatën me dinjitet, pasi përndryshe do të njolloste dhe humbjen e tij dinjitoze.

    Më pas kryeministri aludoi se nuk e di nëse Basha do të vazhdonte të ishte ende në krye të PD-së. Ai nuk i kurseu ironitë se PD kishte bërë shumë po ky qe maksimumi i asaj që mund të bënte ndaj makinerisë socialiste. “Basha bëri fushaten me të mirë ne historinë e humbjeve të tyre” tha ai duke shtuar “Më shumë se kaq nuk bënin dot” shtoi Rama.

    Pas kësaj gjuhe tallëse dhe cinike ndaj kundërshtarëve, pas shantazheve për pranimin e rezultatit apo largimit të Bashës nga kreu i PD, thirrjet për shtrirje dore ndaj opozitës, apo zotimet se do të qe edhe kryeministrini demokratëve tingëllojnë tejet fallco.

    Fjalimi në sheshin Skënderbej dëshmoi se Rama do, ose një opozitë të përgjunjur ose një opozitë të shantazhueshme. Prandaj thirrjet për bashkim të të gjithë shqiptarëve nuk kishin vend pas një 25 prilli të trukuar./lapsi.al

    Artikulli i mëparshëmGjallërohet transporti në mars, po pasagjerët e ajrit dhe detit ende me rënie të fortë
    Artikulli i radhësDoktorët në Indi sulmohen nga të afërmit e pacientëve pas ‘kolapsit’ të sistemit shëndetsor nga pandemia