Tom Doshi i kërkon falje Robert Rakipllarit: I uroj çdo të mirë, ndaj meje janë thënë shumë shpifje e të pavërteta

0

Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë gazetarit Robert Rakipllarit për fjalorin që ka përdorur ndaj tij. Doshi i ka dërguar një mesazh në telefon Sokol Ballës, të cilit i thotë se reagimi i mbrëmjes së djeshme ishte emocional.

“I nderuar z.Balla, ndjej detyrimin të shkruaj dy rreshta për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin tuaj kur unë ju kërkova të reagoja pasi të ftuarit tuaj po diskutonin për PSD dhe për mua si kryetar i saj.

Dhe në instuatat e përsëritura sikur unë përdor mënyrë të tjera.

Pavarësisht se këto akuza i kam refuzuar dhe i refuzoj krejt të pavërteta dhe shpifje, pavarësisht se në mënyrë të përsëritur hidhet baltë mediatikisht dhe politikisht ndaj meje, e ndjej të them se reagimi im i mbremshëm ishte emocional dhe i shkaktuar edhe nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve dhe largimit tim me vullnet personal nga mandati në Kuvend.

Nuk kam asgjë personale me z. Rakipllari apo me cdo gazetar tjetër.

Si politikanë duhet t’i respektojmë, megjithëse nuk bie dakord aspak që dikush të goditet pa fakte.

Si person i ofroj ndjesën time Robertit, pasi askush më shumë se sa unë nuk ka provuar fyerje mbi kurriz dhe në publik.

I uroj cdo të mirë. Tom Doshi”, shkruan ai.

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’ për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Ja në telefonin e kujt gjenden provat!
Artikulli i radhësDenoncimi i Abazit: Ja si PS po i bën të pavlefshme fletët e votimit