Një sherr i nisur mes simpatizantëve të PD dhe PS ka degjeneruar në përplasje fizike brenda KZAZ 30 në shkollën “1 Maji” në Tiranë.
Mësohet se fillimisht kanë qenë 2 persona që janë konfliktuar, por më pas përplasja është bërë masive.
Më pas persona që ishin jashtë qendrës së numërimit të hyjnë brenda. Është dashur ndërhyrja e policisë për shuar gjakrat.
Policia po bën verifikimin e personave brenda KZAZ-së dhe po merr në pyetje dëshmitarët. Disa persona janë shoqëruar në komisariat.