Gazetari Armand Shkullaku ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit nga drejtimi i PD-së.
Shkullaku tha në emisionin “Opinion” se Basha duhet të jepte sot dorëheqjen, pasi nuk përmbushi dot premtimin për ndryshimin.
“Deklarata e sotme ishte si e 2017-ës. Lulzim Basha ka përgjegjësi. Ai nuk ka marrë përgjegjësi dhe sigurisht i takon të marrë përgjegjësi.
Dy qëndrime duhet të zgjidhte Basha. Një është marrja e përgjegjësisë, jo për rezultatin por sepse bëri të besojë qindra mijëra shqiptarë që kishin më shpresë se kurrë më parë për ndryshim, i bëri ata të besojë se regjimi nuk mundet me vota.
Rruga e parë është se duhet të jepte dorëheqjen. Dorëheqja jepet edhe për faktin se ti nuk arrin dot të mbrosh dhe të përballesh. Rruga e dytë është rruga radikale”, theksoi gazetari./