Me fjalë Pirlo është i destinuar të mbetet në krye të Juventusit nëse arrin objektivin minimal për një vend në Champions League. Ashtu si, gjithmonë me fjalë, një vit më parë Sarri duhet të kishte mbetur në stolin e Juventusit gjithsesi. Me pak fjalë, askush nuk beson në proklamatat për të ardhmen. Fati i Pirlo është vulosur dhe tashmë mund të përmbushet të dielën në Udine me ardhjen e provizorit Tudor dhe duke pritur trajnerin e sezonit të ardhshëm, i cili vjen direkt nga e kaluara: Massimiliano Allegri.
Në shtëpinë bardhezi, ka ardhur koha për t’u kthyer tek fitorja dhe kjo është arsyeja që i shtyu drejtuesit të thërrasin trajnerin e pesë titujve radhazi të kampionatit. Max ka pushuar për dy vjet, pasi u detyrua ti thoshte lamtumirë Juves pas një bisede me mikun e tij, presidentin Andrea Agnelli. U largua, vetëm për të qenë i qartë, por, në çdo rast, Allegri do të kishte dashur një ndërhyrje vendimtare në skuadrën e Juventusit, e cila për drejtuesit, në vend të kësaj, kishte nevojë vetëm për disa ndryshime.
Juventusi aktual është megjithatë i ndryshëm nga ai i verës së dy viteve më parë, por është e qartë se trajneri i ri-i vjetër do të dëshirojë përforcime për ta rikthyer atë në nivelet më të larta, edhe pse arkat e shoqërisë kërkojnë një ndërhyrje jo shumë invazive nga këndvështrimi ekonomik. Allegri, në vitet e fundit, ka refuzuar pankina prestigji dhe ishte me të vërtetë afër vetëm me atë të Interit në periudhën e diskutimeve mes Contes dhe drejtuesve të zikaltërve. Për disa muaj ai është përqendruar vetëm në një qëllim: ta rikthejë Juventusin në majë.