PD bëhet gati për mosnjohjen e zgjedhjeve? Çfarë i kërkoi KQZ-së

0

Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ dorëzimin e një sërë materialesh zgjedhore pasi siç shprehet në një document dërguar këtij institucioni, dyshojnë për manipulime të mëdha.

Dokumenti mban firkën e Ivi Kasos dhe KQZ-së i kërkohet të dorëzojë videot nga KZAZ-të dhe QV-të për të verifikuar se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp që po mban tani, Basha tha se kishte besuar te demokracia, por se në këto zgjedhje ishte përballur me një regjim.

Vodhën të dhënat, kërcënuan dhe shantazhuan. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon me Tom Doshin . Ai kandidoi përfaqësues të krimit në listat e tij.  Por ne u bëmë më të fortë dhe jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë.

Do e vazhdojmë betejën më të gjithë forcën tonë. Deri në fitore se misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria s’ka më asnjë mundësi. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju. Aleatët tanë, komisionerët, vëzhguesit e numëruesit.

Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë.  Ju premtoj sot dhe nuk do ju zhgënjejmë kurrë, do luftojmë për ju. Zëri juaj do dëgjohet qartë dhe fortë. Është detyrimi para jush dhe para shqiptarëve. “ tha Basha.

Çfarë kërkojnë demokratët nga KQZ:

  • Pamjet filmike nga KZAZ-të
  • Pamjet filmike nga numëruesit e votave
  • Të dhënat e pajisjeve të identifikimit biometric
  • Të dhënat e kryqëzuara mes pajisjes së identifikimit elektronik dhe regjistrit të zgjedhësve

Artikulli i mëparshëmE pazakontë në Kukës! Njihuni me kandidaten që nuk e votoi as familja
Artikulli i radhësMasakra elektorale/ Berisha në të njëjtën gjatësi vale me Bashën