Kush do ishte kandidati potencial për të zëvendësuar Lulzim Bashën? Ish-anëtarja e Kryesisë së PD zbulon emrat…

0
Kush do ishte kandidati potencial për të zëvendësuar Lulzim

Në Partinë Demokratike janë lakuar disa emra potencialë që mund të zënë vendin e tij.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati, në një intervistë për emisionin “7 pa 5” me renditi disa figura që sipas saj, mund t’u besohet drejtimi i PD.

Mes tyre, është edhe emri i kreut të FRD, Belind Këlliçi, që është edhe ndër emrat më të votuar në këto zgjedhje.

“Nuk është çështja të linçohet Lulzim Basha, por nuk bën. Duhet një drejtim i ri, nuk mjafton vetëm dorëheqja e Bashës. Ky është hapi i parë drejt një procesi rithemelimi dhe riformatimi të PD që të krijohet një ekip më i besueshëm për shqiptarët. A mundet që ky drejtues dhe ky ekip të jetë i besueshëm? Ka ardhur një brez tjetër, që ka filozofi tjetër.  S’ka pse ti pritet rruga një brezi sot për të qenë alternativë. Belind Këlliçi mund të ishte një kandidaturë për kryetar shumë i mirë. Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti. Janë figura potenciale që përmes një procesi 6-mujor, jo një emërimi, shkojnë në struktura, flasin me ta, ringrejnë strukturat dhe flasin me shqiptarët. Në demokraci lideri del vetë.”

Nga kryedemokrati Lulzim Basha, Endira Bushati kërkon që të sillet si lider perëndimor dhe të hapë rrugën.

Artikulli i mëparshëmUji i hudhrës/ Përfitimet e mëdha për shëndetin në vetëm 15 ditë
Artikulli i radhësGjendet trupi i pajetë i 13 vjeçarit të zhdukur në Londër