Për të maksimalizuar votat për PS, kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj hoqi dorë nga posti për tu futur në listën e kandidatëve për deputetë.
Ndryshe nga Dritan Leli në Vlorë, Dionis Imeraj pranoi duke lënë bashkinë për të hyrë në parlament, por i humbi të dyja.
Nga rezultatet e numërimit për partitë, Dibrën e fitoi PD duke marrë 3 deputetë, ndërsa PS vetëm 2, që janë Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.
Dionis Imeraj, që ishte i treti në listë mbeti jashtë. Mundësia e fundit ishte që ish-kryetari i bashkisë të merrte 10 mijë vota, por nuk ia arriti duke marrë vetëm 5154, ç’ka do të thotë se nuk e theu herësin.