Kandidati i parë për deputet që siguron vend në parlament duke thyer herësin është Luciano Boçi i PD.
Boçi është pozicionuar në vendin e shtatë poshtë vijës fituese pasi PD mori 6 mandate në qarkun e Elbasanit. Megjithatë arriti të grumbullojë 9736 vota preferenciale duke tejkaluar pragun brenda listës.
Kandidati që Luçiano Boçi pritet të spostojë është Eugen Isai, pasi kandidatet femra në këtë listë edhe pse kanë më pak vota nuk zëvendësohen për shkak të kuotës gjinore.
Ndërkohë, pritet të rritet numri i votave preferenciale pasi ka ende kuti për të numëruar. Deri tani janë numëruar fletët e votimit në 451 qendra votimi nga 511 që janë në total.