Familja e pronarit të ndjerë të Samsung Electronics njoftoi se do të paguajë taksën më të lartë të trashëgimisë prej rreth 10.78 miliardë dollarë.
Pagesa e taksës së trashëgimisë është një nga më të mëdhatë në historinë e Koresë së Jugut dhe në rang global, ekuivalente me tre deri në katër herë të ardhurat totale të qeverisë koreane të taksës së pasurisë vitin e kaluar”, tha familja e Lee Kun-hee.
“Siç parashikohet nga ligji, Familja ka në plan të paguajë shumën e plotë të taksës së trashëgimisë për një periudhë prej pesë vjetësh, duke filluar nga ky muaj, prill 2021,” tha familja Lee. Lee ndërroi jetë në moshën 78 vjeç në tetor të vitit 2020, pasi rriti Samsung Group në gjigantin më të madh të teknologjisë të Koresë së Jugut.
Ai e mori drejtimin e kompanisë në 1987 pas vdekjes së babait të tij, Lee Byung-chul, i cili themeloi konglomeratin. Lee Kun-Hee ka lënë një pasuri neto prej rreth 21 miliardë dollarësh, ku gjysma mendohet të shkojë në taksa.
Në janar, trashëgimtari i Samsung Jay Y. Lee u dënua me dy vjet e gjysmë burg nga një gjykatë e Koresë së Jugut, për një akuzë për korrupsion./CNBC