Japonia është goditur nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter.
Mediat vendase bëjnë me dije se lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë në bregun verilindor të Japonisë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti në mesnatë goditi në një thellësi prej 47 kilometrash në Paqësor, pranë Ishinomaki, prefektura Miyagi, pranë epiqendrës së tërmetit të madh të marsit të 2011 që shkaktoi një tsunami të lartë, duke vrarë më shumë se 18 mijë njerëz.