Ambasada e SHBA ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. “Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere. Festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja, ndërsa vazhdojmë të luftojmë COVID-19 dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësorë të cilët do ta kalojnë këtë të ditë të shenjtë duke punuar për të ruajtur shëndetin e komuniteteve tona”, thuhet në urimin e ambasadës së SHBA.