Covid-19/ Një viktimë dhe 53 raste të reja këtë të dielë në Shqipëri

0

Shqipëria ka regjistruar një rënie të shifrave nga COVID-19 këtë të dielë.

1 viktimë dhe 53 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në gjithë vendin, ndërkohë që dje kishte 100 raste dhe 2 viktima.

Ndërkohë vihet re dhe një rënie e ndjeshme e testimeve, nga 2 mijë e 962 dje në 1 mijë e 535 sot.

Tirana ka pasur 13 raste ndjekur nga Fieri me 6 dhe Durrësi me Devollin nga 5. Viktima e vetme ishte një 77-vjeçar nga Korça.

Artikulli i mëparshëmMbi 30 mijë kosovarë vizituan këtë fundjavë Shqipërinë
Artikulli i radhësPrinc Charles, i revoltuar ndaj Princ Harry