
Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriy-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, rrëfeu një burim i familjes mbretërore.Gjithashtu burimi shtoi se gjatë kohës që Harry shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e Princit Philip, ai dhe Charles mezi komunikuan dhe nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre.Charles është bindur dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.