Vlorë/ Lihet në burg 17-vjeçari që grabiti me armë argjendarinë

0

Martin Kapllanaj, djali minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë u la nga gjykata në arrest me burg.

Kapllanaj i ditëlindjes 23 12 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët.

Sipas Burimeve në policinë e Vlorës familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte prej ditësh i larguar nga shtëpia. Mësohet se djali 17-vjeç jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.

Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.

Artikulli i mëparshëmShkrumbohet nga flakët një banesë në zonën muzeale të ‘Pazarit’ në Gjirokastër
Artikulli i radhësTiranë/ Makina del nga rruga, aksident tek Kopshti Botanik