Deklarata bombë e Fatos Lubonës: Ilir Meta u ndje i kërcënuar! Ja çfarë e pret vendin nëse Rama e shkarkon…

    0
    Kërcënoi me sfurqe e hanxharë, befason me reagimin Fatos Lubonja:

    Analisti Fatos Lubonja, argumentoi se shkarkimi i presidentit do të thellonte më shumë diktaturën, që sipas tij është instaluar në vend.

    Ai tha se Presidenti Meta ka reaguar, pasi është ndjerë i kërcënuar ndaj një qeveria që ka kapur të gjitha pushtetet.

    “Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta.

    Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata. Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gurë i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse? Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha.

    Ngjarja u deformua nga të gjitha, mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën. Nëse doni që Edi Rama të vendosi për gjithçka të bëhet edhe President, çdo të vijë më mbrapa? Një president që nuk ngre asnjë zë ndaj PPP-ve. Kur unë shikoj një situatë që i gjithë ky parlament i ri të thotë hajde gjejmë një President që është simbol i unitetit, e do të sillet nga PS, kjo do të jetë thellimi më i tepërt i diktaturës”, tha Lubonja për News24.

    Artikulli i mëparshëmForcohet Paundi britanik ndërsa Euro dhe Dollari nuk lëkunden/ Bursa për datën 6 Maj 2021
    Artikulli i radhësNazarko plas deklaratën e fortë/ Ja çfarë e pret PS-në nëse Ilir Meta nuk shkarkohet