Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka paralajmëruar ditën e sotme se më datë 9 maj do të zhvillohet një protestë, ku do të demaskohet fshehtësia e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Goxhaj thotë se personat që do të marrin pjesë, do të futen në dhomën e fshehtë të votimit dhe do të kryejnë të njëjtat procedura si në 25 prill dhe më pas ata do t’i tregojnë se vota e tyre nuk është e fshehtë siç pretendohet. Ndër të tjera, Goxhaj hedh akuza të forta për pajisjen e identifikimit biometrik, për të cilën ai shprehet se “makina e George Soros-it ku ju fusni gishtin dhe ai ju fut gishtin”.